Stalandia Ulk kitab

Frymemarrja e akullt e eres veriore po
torturonte prej nje jave luginen ne kembet e Bjeshkeve te Nemuna.Nuk binte bore
prej kohe ne ate brinje mali,por stuhia e ngricte qe vazhdonte me dite te tera
,sillte me vete me mijera copeza te imta debore te rrehmitura pergjate gjithe
Bjeshkeve.
Asnje guximtar
s’provonte te sfidonte fisheket e thellimte qe silleshin verdalle nga çdo
drejtim.Kishte gati nje jave qe s’shihje askend te levizte neper lugine,as
njeri ,as bishe.Me lagpamesit kishin zbritur me kohe posht ne jug,pertej
Lugines se Drinit.Te ngelurit,ishin ngujuar neper kulla me shpresen se
zahirete,drute e çfaredo lende djegese tjeter,te mund te mjaftonin per te kapur
te pakten mengjeset e para pranverore.
Nga nje prej dritareve te katit te dyte,me duart e vena strehe mbi sy,nje burre i ri ,i gjate,me floket boje kashte te mbledhura bisht pas qafes,perpiqej te shihte jashte pertej qelqit te plot qe ndante dhomen nga stuhia.Frymemarrja e tij e trazuar vazhdonte te vishte rrashken e ftohte.Pas nje perpjekjeje te fundit per ta fshire,menga tashme krejt e qullur,linte pas çdo levizjeje nje shenje te laget e te hallakatur.
“Niiiiik!!!”degjoi nje britme nga pas,vijuar nga ulerima rrenqethese.
La ne çast dritaren dhe vrapoi drejt saj.“Ndalu!Mos u ngri!”
U perpoq ta mbante mbi shtrat,por tashme gruaja ishte ne kembe.Duke u perpelitur kishte arritur t’i shqiste gati te dyja elektrodat e kardiotokografit qe mbante nen vrojtim rrahjet e zemres se foshnjes.
“Shrihu zemen!Duhet me i vene siç ishin”,tha duke e mbajtur nga krahu ndersa perpiqej ta vinte serisht ne shtrat.
Gruaja e shtyhu tej.
“Duhet te shkoj ne banje”.
“Jo s’asht’ e vertete.Ishe pak ma pare”.Beri t’i rregullonte prape elektrodat.
“Te betohem se kam nevoje te shkoj prape”,tha ajo e perthyer me dysh.
Burri psheretiu dhe e ngriti nga dyshemeja.E zuri ngadale nga brinja e djathte.Duke shtrenguar doren e majte te gruas ne te tijen,nisen t’i afroheshin nje porte te vogel me hark.
“Uhhhhh!!!”
Gruaja ra me dysh,aq sa barku i prure i lejonte te perthyhej.Shtrengonte fort doren e burrit e akoma me fort kafshonte buzen e poshtme per te mos uleritur.Ai i preku ballin per t’i ngritur pakez koken.Ishte e qullur ne djerse,ashtu si ishin te qullura edhe cullufet e pakrehura te shperndara e te ngjitura kudo mbi fytyre,qafe e supe.
Vazhdoi t’i shtrengonte doren,e me tjetren t’i mbante koken.E degjonte ndersa merrte fryme rende ,me hope,derisa nje çast nje klithme tjeter erdhi nga poshte.
“Ni…Nik!”
Gruaja ende e thyer me dysh perdhe,ngriti doren e dridhur mbi koke.Nje leng i kuqerremte i perlyente doren.Burri u gelltit dukshem por per te mos i ushqyer edhe me friken i tha vetem:
“S’asht’ gja,madje ma mire keshtu”.E ngriti ne krah dhe e shtriu serisht ne shtrat.Duke u perpjekur te gjente perseri vendin e mepareshem,i ngjiti prape elektrodat mbi bark.Pasi mbaroi,e puthi ngadale mbi balle dhe i peshperiti:
“Pas pak ka me lè e gjith’ket’ ngushtice ke me e harrue menjihere.Se shpejti Kajan do mrri’”.
Bam!Bam! Bam!
Burri la menjehere shtratin e nxitoi drejt nje komodine me
nje aparat plot butona siper.
“Kush asht’?”pyeti
duke shtypur njerin prej tyre.
“Thomas Kajan”;u
ndje nga ana tjeter nje ze i mbytur nga
era.
“Jemi ne kat’
t’pare.Dhoma e funit ne t’djathte”.
Gruaja aty pas
vazhdonte te shfrynte e te mberthehej si te mundej neper mbuloja.Mbi shtrat
posht saj,nje njolle e perzjerre gjaku e lengu te zbardhet,po hapej ngadale.
“Po
del,Nik!”bertiti me sa ze pati.”Aaaaaa!!!”
“Rri e qete
zemen,Po ngjitet mjeku”.
“Nik,po lind.Behu
gati…te lutem!...Na ndihmo!”
Burri s’arriti dot
te mbante me gjakftohtesine e deriatehershme.Si ne perçarje e puthi shpejtazi
ne buze e nisi ti puthte doren me nervozitet.Nje klithme tjeter sikur e solli
ne te.Vrapoi drejt djepit pak me tej dhe mbertheu per foshnjen nje kuverte te
mbledhur top.Castet dukeshin gjithmone e me te ngadalta.Kajani po humbiste
shume kohe per tu ngjitur,ndersa foshnja shume pak…
“Aaaaaa!!!”
Nje klithme e
mbytur shoqeroi kesaj radhe ulerimen e te rese.Nik iu turr shtratit me kuverten ende ne krah…
“Si po shkon?”pyeti
Kajani duke hyre.
Nik qendronte ne kembe prane shtratit duke shtrenguar mes
kraheve nje shtellunge mbulesash te perlyera me gjak.
“Lindi?”Mjeku vertiti
kuturu mbi kolltuk çanten e zeze dhe pallton e rende.Iu afrua te
porsalindurit,por Nik u mbrapsht.
“Asht’ edhe nje
tjeter.”
“Cfare po thoni?”
Kajani u kthye nga
gruaja.Elektrodat i kishte ende te ngjitura pas barkut dhe zhytyr ashtu ne nje
pellg me gjak,shtynte e mberthehej me duart e djeresitura neper shtresa duke
gulçuar heshturazi.
“Ku mund te lahem?”
“Ajo atje asht’
dera e banjes,”i riu ia beri me koke drejt deres me hark.”Nxitoni,ju lutem!”
“Mos ia u ndani syte te
dyve.Me duhet veç nje çast “.
Vrapoi te lante
duart,e nje sekonde me pas ishte kthyher ne dhome.
“Ervar,ke bere nje
pune te madhe deri tani,besome,”i tha te rese ndersa i shqiste elektrodat nga
barku.”Edhe per pak çaste akoma dhe vogelushi tjeter ka per te te lene te qete…te
pakten per pak kohe po te jesh me fat.Nga pervoja e di mire se kur behesh prind
qetesia mbaron me aq,”vazhdoi ai duke buzeqeshur.
Gruaja pohoi me koke ndersa kafshonte ende
buzen.
Kajani rregulloi
pak mbi hunde syzet me skelet te holle te zi dhe filloi te shtypte lehte
barkun.Vogelushi kishte zbritur shume dhe barku po shfyhej gjithmone e me
teper.
“Edhe nje perpjekje
te vogel si ajo e mepareshmja,e do jete jashte”.
“S’mundem me…Me
besoni,po perpiqem por s’arrij te shtyj me.Me ndihmoni,ju lutem!”
Gruaja ,me fytyren
dhe kraharorin flake te kuq,vazhdoi te shtynte duke u perpelitur.S’ndodhi gje.Mori
fryme thelle e shtyhu edhe me.
“Ervar,degjome.U
tregove shume e zonja me te parin e s’pate nevoje per ndihme.Shty me legen,jo
me koke.Po vazhdove keshtu do te shperthej ndonje vene e foshnjen s’do ta
ndihmosh dot njesoj .He te lutem,shty me legen!”
E reja pohoi
serisht.U ngrit ulur mbi shtrat dhe duke shfryre ,e kuqe gjak,shtyu fort e perthyher gati e gjithe para.S’termundimi zgjati nje minute a me
shume,por foshnja s’dha asnje shenje.Vajza ra pas gati pa fryme.
“Koka eshte gati
jashte.Te lutem,edhe nje sforcim te vogel dhe mbarove!”
“S’ia dal dot
me,besomeni.Po perpiqem,por s’kam me fuqi.”
“Degjome.Po s’doli
tani femija do mbytet.Shty edhe nje here e ka per te mbaruar me aq.”
Gruaja s’levizi
me.Shtrengonte e terhiqte fort shtresat perreth vetes duke vazhduar te kafshon
buzen qe te mos bertiste.
“Kajan,bani diçka!”Nik
u mbeshtet mbi shtrat me foshnjen ende
ne krah.”Kan’ me dek!”
Mjeku iu afrua
asaj.I mbajti drejt koken e me gishtin e madh i hapi me pahir qepallen e
djathte.Nje njolle gjaku po perhapej neper sy duke u nisur nga irisi.
“Vazhdon te shtyje
me koke e uruara.S’kuptoj si arriti te lindte te parin kaq lehte ne nje gjendje
te tille,pa i plasur ndonje vene e kokes.”Ferkoi me nervozizem mjekren e zeze e
mustaqet me majat perpjete.”Me ndihmoni ta leviz.”
Niku mbeshteti me kujdesin me te madh
foshnjen ne mes te nenkresave ne krye te shtratit.E mbuloi ngadale me mbulesen
qe kishte perdorur per ta mbeshtjelle ne lindje dhe iu afrua se shoqes.
“Si mun’ me u
ndihmue?”pyeti Kajanin.
“Me ndihmoni ta ve
ketu, tek kembet e shtratit.”
Doktori hodhi nje sy rreth e qark dhomes ndersa leviznin trupin gati te ngrire te gruas.Po kerkonte diçka ,e per nje
çast u duk se e kishte gjetur.E rregulloi si mundi pergjate fllashkes se
gdhendur te drurit,e u largua per pak.
“Hipni mbi shtrat,”i
tha Nikut,”Mbertheheni fort kete me sa fuqi te keni”,vazhdoi ai ndersa
i verviste nje shirit te trashe e te gjate te porsa zgjidhur nga nje perde aty
afer.I riu u bind pa e kursyer megjithate nje veshtrim dyshues.
“Mbaheni fort
posht,ngjitur mbi shtratin”.
Kajani mori cepin
tjeter e duke iu sjell perreth shtratit ,e kaloi shiritin e rende mbi barkun e
gruas.
“Duhet te ushtroj
presion mbi bark qe te shtyj foshnjen jashte sa me shpejt.Mos e leshoni ne
asnje menyre,edhe kur te ndjeni se po terheq fort.”
Nik ia beri po me
koke.
“Jepi Ervar!”Kajani
terhoqi me shume force shiritin mbi
trupin e vajzes duke u varur gati ne boshllekun tek kembet e shtratit.”Shty sa te
mundesh!Edhe me!...Jepi!...Jepi!...”
Gruaja ngriti
nxitimthi koken e pas nje çfryrje tjeter,e skuqur krejt ne fytyre,ra pas pa levizur me.
Nje klithme buçoi
neper kulle e ndjekur menjehere nga klithma e foshnjes tjeter pak me tej.
“Ja,me kaq ishte!U
be edhe kjo”,tha Kajani duke ngritur ngadale nga shtrati vogelushin e ngjitur ende
pas nenes.”Eshte djale.”
Niku mori fryme
thelle.Vazhdonte te mbante akoma shtrenguar mbi shtrat shiritin e rende.
“Ervar,zemen.Ndihe
voglushin si bulçet.Po m’duket se asht’ me i potershem se e motra…Ervar!...”
E reja dergjej mbi
shtrat ne mes te gjakut te vete pa marre fryme.
“Ervar!Ervar!”
Ulerima e burrit u
perzje me ato te foshnjeve,me goditjet e stuhise mbi qelq ,por asgje s’e tundi
trupin e gruas te mbuluar me djerse e gjak…
... 16 vite me pas ...
Shtellunga te tejdukshme avulli ngriheshin njera pas tjetres drejt majes se kulles dhe shperbeheshin gati menjehere ne ajer.Gjithe perreth ishte kredhur ne erresire dhe heshtje.Askush s'levizte e gati s'ndihej as frymemarrja.Era qe frynte permes frengjijve,sillte nga jashte veç britma te pakuptueshme dhe fishkellima fishekesh.Per çdo goditje,blloku i erret ne qender te dhomes,kercente si i kapur nga lemza.
Bamp!...Bamp!...Babamp!...
"Vovo!",thirri hija me e vogel duke u ngritur breftas.
"Ulu poshte!" i bertiti hija tjeter me ze femeror.Ashtu ende perkulur,duke u terhequr mbi gjunje perdhe,e mbertheu nga krahu i brishte dhe e solli pas vetes.Zgjati krahun tjeter drejt hijes se trete dhe shtrengoi edhe ate sa mundi.Ishin serish nje bllok i vetem ,i erret si pak me pare.
"Vovo,thirr nanen!"
"Ham,t'lutem!M'ndih ti te pakten!"peshperiti vajza me ze te dridhur."mire ai qe asht' i mitur e s'kupton,po ti t'pakten...T'lutem!"
"Une po shkoj me pa çka po ndodh."Djali u ngrit vrullthi e me pak hapa arriti deren.
Vajza e ndoqi ne çast duke terhequr nga pas vogelushin.I mbertheu kyçin e dores pak para se te kapte dorezen dhe e solli me fuqi drejt vetes.U ngjiten te tre pas murin perkrah deres.
"Ham!S'mundemi-me -e- hap- ket'- dere!"tha ajo duke shkoqitur ç'do fjale neper dhembe.
Bamp!Bamp!Bamp!...Babamp!Babababamp!...Bamp!...
Vajza shtrengoi vogelushin akoma me fort.Me doren qe i dridhej,u perpoq te prekte koken e djalit qe i rrinte perkrahe,i mbledhur tope ,me koken te shtrenguar mes pellembave.Me gjithe ajrin e akullt perreth,qafa e tij me floke te mbledhur bisht,kullonte djerse.
Me nje vertitje te papritur,djaloshi shkundi koken per t'ia larguar doren dhe iu turr prape deres.
"Ham,jo!"Vajza leshoi per nje çast vogelushin dhe mbertheu edhe ajo dorezen.
"Ham!S'mund t'hapim deren po s'na e tha njeni prej tyre."
"Shporru!"Djali e mbertheu nga krahu e beri ta hidhte tej..Vajza s'levizi asnje centimeter e provoi ta shtynte edhe ajo.
"S'mund t'hapim deren!...Ham!"
Doreza u shkau poshte duarve dhe nje hije e holle e jo shume e gjate,hapi papritur deren duke i rrezuar te dy njeheresh.